Spaho: Zgjedhjet u vodhën, Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen

Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho nga Radari Informativ në ABC këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në PD për zgjedhjet e kryetarit.

Spaho në fjalën e tij ka theksuar se zhurma që po bëhet në lidhje me këto zgjedhje është e panevojshme.

Ndër të tjera ai thekson se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen. Sipas Spahos zgjedhjet nuk u humbën por u vodhën ndaj nuk kishte arsye që kryetari i PD-së Basha të japë dorëheqjen.

“Në PD historikisht ka pasur debate, u mblodh kryesia dhe u vendos që të mbahen zgjedhjet me 13 qershor, për kryetarin e ri të PD. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD dolën në përfundim se zgjedhjet janë të grabitura, për rrjedhojë ne duhet që të marrim vendime të rëndësishme dhe siç e dini ju data zyrtare është në korrik. Duhet që udhëheqësja e PD duhet të ketë legjitimitet të plotë, që PD të jetë në gjendje që të vijojë qëllimin e s’ja siç duhet në lidhje me çështjet e lëna. Nëse KQZ dhe KAS nuk do të marrin vendim në favor të anulimit të zgjedhjeve apo ripërsëritjen e tyre, dhe unë jam skeptik në lidhje me këtë duke parë zhvillimet e tanishme do të detyrohemi të shkojmë në Strasburg ndaj është e rëndësishme legjitimiteti i partisë.

Gjatë gjithë verës këto janë cikle që duhet të shqyrtohen, në fund të qershorit mund të përfundojë procesi i ankimimit për të mësuar më pas dhe raportin e OSBE ODIHR. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim për këtë nuk ka dyshim, ne kemi paraqitur fakte pafund që zgjedhjet janë manipuluar, janë 10 mandate deputeti që dihet se nga e kanë origjinën e tyre nga paratë. Tenderimet, administrata shtetërore, buxheti i shtetit i përdorur në favor të zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të kemi një udhëheqje legjitime për ti shkuar në fund të gjithë këtyre çështjeve. Ne nuk po themi që duhet të jetë Basha në krye të partisë por është hapur një garë brenda partisë. Nëse do të ishin humbur zgjedhjet kryetari do të kishte dhënë dorëheqjen, por këto janë zgjedhje të vjedhura jo të humbura, ndaj nuk ka arsye që të japë dorëheqje, siç kërkojnë kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike. Me të gjithë vjedhjen që është bërë zgjedhjeve ne kemi arritur që të marrin rezultatin më të mirë. 

Kandidati që ka shpallur kandidaturën nuk është ankuar për kohën në dispozicion, por thjesht ka kërkuar dorëheqjen e Bashës. Mendoj se tre javë janë mëse të mjaftueshme për të bërë të mundur realizimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë. Ky do të jetë një proces analize, sepse të gjithë kandidatët do të shkojnë te anëtarësia dhe do të paqaqesin një raport në lidhje me zgjedhjet. Nuk shikoj ndonjë problem të rëndësishëm qoftë me kohën në dispozicion apo me afrimin e datës”, ka thënë Spaho.

Fushata e PD

Partia Demokratike me 13 qershor do të zhvillojë dhe zgjedhjet për kryetarin e ri të saj.

Nënkrytari i PD-së, Edmond Spaho, në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ është shprehur se koha që kanë në dispozicion kandidatët për të takuar strukturat e PD në qarqe është e mjaftueshme.

Ndër të tjera ai thekson se zhurma që po bëhet nga disa anëtarë të kryesisë në lidhje me hartimin dhe miratimin e listave është e panevojshme duke theksuar se në lidhje me këtë fakt kandidati i vetëshpallur Kadilli nuk ka një pretendim të tillë.

Gjithashtu, ai ka bërë me dije se në zgjedhjet për kreun e ri të PD mund të votojnë të gjithë ato që kanë një kartë anëtarësimi.

“Në PD të gjithë e kanë derën të hapur, që të bashkëpunojnë për të luftuar Ramën. Zhurma që po bëhet në PD është e panevojshme. Të gjithë ato zëra për mua gënjejnë, Kadilli është personi që ka punuar me listat, dhe ato janë testuar në disa palë zgjedhjesh në PD dhe e fundit ka qenë në muajin tetor dhe nëntor. Komisioni duhet të shikojmë se ka kompetenca administrative dhe në bazë janë komisionet e votimit që i menaxhon dhe secili përfaqësues kandidati do të mund të kontrollojë dhe rregullat.

Në një parti politike duhet ta kuptojnë të gjithë ato që janë anëtarë, se ka edhe pasaktësi dhe probleme persa i përket anëtarësisë një pjesë janë larguar pasi i thonë 30 vjet një pjesë janë akoma. Para katër vitesh ne kemi bërë një ndarje mes anëtarëve që janë aktivë dhe joaktivët të cilët kanë ikur jashtë, nëse i heq nga listat një gjë e tillë shkakto një zemërim të madh. Nuk bëhet fjalë për njerëz që janë sot, kush e ka kartën e anëtarësisë mund të votojë. Ndarja aktivë dhe joaktivë i shërben procesit zgjedhor, për tu drejtuar personave që do të jenë pjesë e zgjedhjeve. Kush ka kartë anëtarësie pavarësisht se e cilit vit është mund të votojë”, është shprehur Spaho.

/abcnews.al

SHKARKO APP