FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SPAK do hetojë për Ervis Martinajn me kërkesë të Policisë

Dje Edi Rama tha se Policia e Shtetit do të flasë shumë shpejt për shumë të kërkuarin, Ervis Martinaj. Krerët e Policisë i kanë kërkuar prokurorisë së Posaçme të nisë hetime për të zbardhur fatin e Martinajt.

Krerët e Policisë së Shtetit dhe zyrtarët e SPAK, u kujdesën që takimi mes tyre të mos bëhej publik, duke qenë se ka detaje sekrete.

Mes tyre është diskutuar çështja më e nxehtë e verës, ku është kërkuar të merret në hetim nga SPAK-u, duke qenë se po hetohet nga një prokurori e thjeshtë e vendit. Bëhet me dije gjithashtu se është diskutuar edhe për ish-efektivin Jeton Lami, i cili mund të merret në pyetje rreth kësaj çështje së shpejti. Jeton Lami mbetet një “minierë” informacioni për SPAK, por nëse flet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?