SPAK e shpalli në kërkim, reagon Rezart Taçi: Nuk ka fakte, do ankimoj vendimin
Biznesmeni i njohur në sektorin e hidorkarbureve, Rezart Taçi, ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK për pastrimit parash. Taçi thotë se nuk ka prova e fakte ndaj tij dhe se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve. Ai tha se me biznesmenin italian Francesco Zummo nuk njihet, ndërsa shton se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve të tij.
“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, thotë Taçi.
Ndërsa për lidhjen me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar për Albanian Post se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.