SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.

Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?