
Prokuroria e Posaçme kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, në hetim për çështjen “Partizani”. Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot kërkesa e SPAK, që kundërshton masën arrest në shtëpi për Malltezin dhe ndryshimin e masës në arrest në burg.
Ndërkohë Gjykata e Lartë shqyrton sot edhe rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kundërshton masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.