SPAK: Të gjendet ish-sekretarja e Aldo Bumçit, do merret në pyetje për Gërdecin. Kërkohet edhe Mihal Delijorgji

SPAK vazhdon hetimin për kohën e qeverisjes së Sali Berishës si kryeministër.

Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për masakrën e Grëdecit. Mësohet se SPAK ka kërkuar të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli ish-sekretare e ministrit të drejtësisë, Aldo Bumçi, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë në dispozicion një adresë të re të saj.

Ndërkohë është përsëritur thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.

Anjola Agolli, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për “Shkëlzen Berishën” dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.

Mësohet se BKH dhe Policia po kërkojnë se ku gjendet Anjola Agolli. Po kështu njësi të Policisë kriminale po kërkojnë për biznesmenin e njohur Mihail Delijorgji.

SHKARKO APP