SPAK, mazhoranca pranon dy pika nga opinioni i PD
Në mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, e cila zgjati vetëm pak minuta për shkak të tërheqjes nga mazhoranca për t’u njohur më mirë me draft-opinionin e PD-së për projektligjin e Strukturës së Posaçme Hetimore (SPAK), mësohet se anëtarët e majtë në komision kanë pranuar së paku dy nga 4 pikat e opinionit të PD.
Burime nga komisioni bëjnë me dije se dakordësi ka pasusr për ngritjen e një komisioni ad hoc për kontrollin e integritetit të zyrtarëve. Në përbërje të tij do të jenë gjyqtarë dhe prokurorë dhe punonjës të Njësisë së Posaçme Hetimore (NJPH).
Gjithashtu është pranuar rishikimi i kritereve për emërimin e drejtorit të Njësisë së Posaçme Hetimore. Aktualisht, mbledhja është ndërprerë, për të rifilluar në orën 13:00.
KOHA JONË SONDAZH

