SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit. Ja akuzat që rëndojnë mbi Alqi Bllakon dhe zyrtarët e tjerë

SPAK ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, duke iu komunikuar akuza të pandehurve. Sipas News24, ish-deputeti i PS, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli.

Ndërkohë, Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Mirel Mërtiri, Arben Dervishi, Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi edhe Alqi Bllako, kanë marrë gjithashtu masën ‘arrest me burg’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Xhuzepe Çiafalione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?