SPAK merr të pandehur kryetarin e Mallakastrës, Bardhi: Ky model duhet zhbërë përmes Vetting-ut në politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se marrja e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailajn nga SPAK-u si i pandehur është shenjë që ky model duhet zhbërë përmes Vetting-ut në politikë. Bardhi shprehet se Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster që rri në pushtet në aleancë me krimin.

Postimi i plotë

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin.

Ky model duhet zhbërë përmes Vetting-ut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?