SPAK: Mirel Mërtiri të shpallet në kërkim ndërkombëtar
SPAK kërkon nga Policia e Shtetit, që Mirel Mërtiri të shpallet në kërkim ndërkombëtar në lidhje me aferën e incerenatorëve. SPAK po ashtu i ka dërguar Policisë edhe masën e sigurisë, atë të ”arrest me burg”.
Ndërkohë pritet që SPAK-u të arrestojè edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit
Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.
“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.