SPAK nis hetimin pasuror për biznesmenin Gjoka, ish-drejtuesin në polici Oltion Bistri dhe ish-prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita

Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Mes personave, ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror, janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.

Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?