SPAK nuk pranon të hetojë dosjen e “21 janarit”, prokurori: Nuk ka autorë të identifikuar
Në Gjykatën e Lartë, Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni kanë shqyrtuar kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut.
Mësohet se Alfred Shehu, prokuror i SPAK gjatë seancës u shpreh se ngjarja nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë në kompetencë të SPAK.
“Pasi u njohëm me kërkesën çmojmë që nuk janë të pabazuara. Funksionet e Prokurorisë së Posaçme përcaktohen me ligj, parashikohen në ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit, theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Për shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm. Shkresat në vetvete janë shkresa administrative dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK.
Shkresa e spak për dergimin e akteve në prokurorinë e tiranës eshte e pa ankimueshme. Vendimet e shkalles së parë dhe asaj të Apelit duhet të lihen ne fuqi. Kërkojmë nga Gjykata e Lartë mos pranimin e rekursit”, tha Alfred Shehu, prokuror i SPAK gjatë seancës.
KOHA JONË SONDAZH

