SPAK pushoi hetimet për gjyqtarët e Dritan Dajtit. Berisha: Një vendim kriminal skandaloz
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar vendimin e sotëm të SPAK, që pushoi hetimet për gjyqtarët që ndryshuan vendimin ndaj Dritan Dajtit nga burgim të përjetshëm në 25 vite.
Berisha e ka cilësuar këtë vendim të SPAK, kriminal dhe skandaloz të diktuar nga Edvin Kristaq Dajti. ‘Miq, 8 prokuroret, qe ne kundershtim flagrant me kushtetuten u shpallen SPAK pasi u seleksionuan per tre vite me radhe bazuar strikt ne kritere politike ne shpellat e narkomafies te kreut te meduzes, komunikuan sot vendimin e pare kriminal dhe klamoroz.
Ata, ne nje akt te papergjegjshem, me urdher te kreut te meduzes shfajesuan narkogjykakesit qe denimin perjete te Dritan Dajtit, i cili ekzekutoi ne veren e vitit 2009 ne plazhin e Durresit kater oficere policie, me nje vendim kriminal e shnderruan me gjykim te shpejtuar ne 25 vite burg.
Ky vendim i krimineleve me toga te zeza tronditi thelle opinionin dhe u konsuderua si nje vrasje per se dyti i deshmoreve te atdheut. Por vendimi i sotem i prokuroreve socialiste eshte po kaq kriminal sa dhe i narkogjykatesve qe anulluan denimin me jete te vrasesit serial Dritan Dajti!
Kjo eshte vrasja per se treti nga prokuroret socialiste me urdher te Edvin Mafise te kater deshmoreve te atdheut. Ky eshte nje fillim kriminal nga nje bande antikushtetuese qe per ligj dhe moral ka urdherat e Edvin Kristaq Mafise! sb
“Pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve
6 Janar, 2020 11:19
Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion ose SPAK vendos pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanËeb’ se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, por akuzat nuk u provuan.
Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.
Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të Policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Po ashtu mbeti i vdekur edhe Ledio Mara si dhe i plagosur Fatjon Shamku, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg.
Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët.”