SPAK-u, PD thyen bojkotin për strukturën antikorrupsion

Opozita është rikthyer në komisionin e Reformës në Drejtësi ku pritet të kalojë ligji i SPAK-ut, i vetmi që ende nuk është miratuar nga paketa e ligjeve të emergjencës.

Thyerja e bojkotit vjen pas dakortësisë së arritur ditën e djeshme opozitë mazhorancë, me ndërhyrjen e përfaqësuesve të misionit amerikan OPDAT që po asiston vendin tonë në reformën e sistemit të drejtësisë.

Dhe kjo marrëveshje u paralajmërua edhe në punimet e seancës plenare të së enjtes nga nënkryetari  i  Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, demokrati Oerd Bylykbashi, i cili tha se kryeministri duhet ti trembet këtij ligji që sipas tij ndërkombëtarët nuk lejuan ta bënte siç donte ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka vetting që riciklon Edi Ramën por ka një mundësi, ka një incinerator për të që quhet ligji i SPAK-ut. Një përfaqësues i lartë ndërkombëtar thoshte para pak ditësh se Edi Rama është shumë i shqetësuar, se ligji i SPAK-ut nuk po shkonte në drejtimin që pretendonte ai.Që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të jetë ajo që ishte përpara.Ajo që unë e garantoj Edi Ramën është që ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj që po ua them, po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt ligji i vettingut do të vijë këtu, i plotësuar ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat OBDAT ja hoqi kthetrat nga ligji i vettingut” – u shpreh Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita kundërshtonte mënyrën se si  do të bëhej rivlerësimi i  gjyqtarëve dhe prokurorëve  specialë,  duke mos pranuar rolin ekzekutiv të organeve si  Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive apo Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

Ligji i për strukturën e posaçme antikorrupsion është vlerësuar si më i rëndësishmi për reformën në drejtësi, pasi  parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka në fokus  luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Pritet që 6 ligjet e emergjencës, 5 prej të cilëve janë miratuar pa PD, të kalojnë në seancën e 6 tetorit në parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?