Spartak Braho: Vendi drejt destabilizimit total
Media afër opozitës kanë paralajmëruar publikimin e një letre të Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho. Kjo letër thuhet se u është dërguar drejtuesve të lartë të shtetit, dhe aty shprehet shqetësim për një skenar që sipas Brahos mund të destabilizojë Shqipërinë. Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH – raporton webportali Lapsi. Në këtë letër, Spartak Braho pretendon se ka prova të sigurta që persona të veçantë po ushtrojnë presion mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj, për të provokuar përfshirjen e sajuar të Ilir Metës në këtë skandal. Braho nuk përjashton edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar për të goditur kreun e Kuvendit. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkon mbrojtje për familjarët e Ismailajt dhe paraqet të dhëna që sipas tij mund të devijojnë hetimin në një zhvillim të rrezikshëm politik me pasoja për vendin.
KOHA JONË SONDAZH

