Spartak Ngjela: Erdogan u soll si kalif në Shqipëri

Spartak Ngjela thotë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u soll si një kalif në Shqipëri.

Ai thotë gjithashtu se Erdogan është një autokrat dhe një udhëheqës që po kërkon të zhdukë vlerat e vendosura nga Qemal Ataturku në shtetin turk.

Megjithatë, sipas Ngjelës, Erdogan mund t’i duhet kryeministrit Rama për konfliktet e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një autokrat i njohur dhe këtu u soll si kalif. Ai vuan për një kalifat. Ramës mund t’i jetë dashur për konfliktet e zonës”, tha Ngjela në emisionin “Shqip”. Ngjela është ndaluar edhe te fushata zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se Rama vendosi që të mos zgjedhë Pandeli Majkon si kandidat për Bashkinë e Tiranës, pasi i rrezikonte postin e kryetarit të partisë.

Ndërsa koalicionin PS-­LSI, ngjela e sheh si një krushqi Rama­-Meta, dhe jo një koalicion mes dy partive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?