Spartak Ngjela: Kur të dëgjoni të dhëna se si korrupsioni është bashkuar me krimin, do t’i dridhet mishi gjithë Shqipërisë
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, avokat Ngjela deklaroi se pushteti gjyqësor ka qenë i korruptuar deri në palcë dhe reforma në drejtësi spastroi mbi 60% të gjyqtarëve.
“Pushteti gjyqësor është i korruptuar deri në palcë. Ka qenë një pushtet me sekserë. Këto janë vlera negative të shoqërisë, nuk janë drejtësi. Ka filluar reforma në drejtësi, e cila ka ekskluduar rreth 60% të gjyqtarëve dhe duhet të jemi racionalë në atë që themi. Dëgjoni me vëmendje, janë falsifikuar 60% të pronave, janë grabitur mbi 60% e pronave nga gjyqtarët, është bërë kërdi e madhe dhe po shkonim drejt falimentit. Drejtësia ka qenë në një mjerim korruptiv vjedhjesh. Tani jemi në një reformë në drejtësi, që drejtohet nga Uashingtoni. Në këto momente ka dalë SPAK, por nuk mjafton. Kur të dëgjoni të dhëna se si korrupsioni është i bashkuar me krimin, do t’i dridhet mishi gjithë Shqipërisë. Do t’i dëgjoni, mos u mërzisni. Ishte tmerr. Nuk i ka ndodhur asnjë shoqërie kjo. Korrupsion gjigant, një marrëveshje e fshehur mes pushtetit gjyqësor dhe politikës”, tha avokat Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

