Spartak Ngjela: Janë dy shtete shqiptare sot, Shqipëria dhe Kosova, por dhe një i tretë shtet shqiptar po del: Maqedonia e Veriut!

Nga Spartak Ngjela

I.
Shqiptarët sot përbëjnë një popull, i cili, me historinë e tij 3500 vjeçare, po imponon studim të veçantë në historinë e Evropës.
Mbaheni mend këtë, se, epoka e shqiotarëve dhe e gjuhës shqipe ka filluar.
Por, ende ne shqiptarët nuk e kemi bërë shqiptarinë një frymë reale në drejtimin politiko-shoqëror të Shqipërisë.

Por, dalja në pah e Kosovës, tani e ka futur çështjen shqiptare në hullinë që kanë dashur të gjithë rilindësit tanë të mëdhenj.

Kurse…

Ngërçi vijon të jetë në Tiranë, sepse këtu ende kjo çështje nuk po ecën me hapa të shpejtë.
Gjithsesi ndërkohë po kuptohet se antishqiptarizmi po shkon në falimentim politik.
Por…
Çfarë ka qenë e ç’është antishqiptarizmi evropian?
Antishqiotarizmi ka filluar nga sllavët pushtues të Arbërisë në shekujt e VII – VIII, të cilët menjëherë ndien kompleks inferioriteti në qytetërim nga shqiptarët, sepse i trembi shumë gjuha shqipe dhe organizimi fisnor perfekt i shqiptarëve.
Sllavët ndienë inferioritet kur u takuan me shumë qytete të mëdhenj të shqiptarisë: Shkodrën, Lezhën, Elbasanin, Beratin, Apolloninë, Bylisin etj.

II
Forca e pamposhtur e shqiptarëve ka qenë dhe është gjuha shqipe.
Ja si shkruajnë revistat e mëdha evropiane të gjuhësisë:
Gli albanesi hanno una lingua unica, l’albanese, che costituisce un ramo indipendente della famiglia linguistica indoeuropea.
Prandaj…
Sot, shkenca e gjuhësisë dhe historisë në Evropë po shkruan hapur se:.
Gjuha shqipe po trajtohet si një gjuhë unike, e cila nuk ka lidhje të ngushta me gjuhët e gjalla, edhe pse shqiptarët në shekuj kanë qenë të pushtuar nga sllavët dhe otomanët. Sidomos pushtimi i gjatë i shqiptarëve nga Roma dhe Bizanti dhe rezistenca brilante e shqiptarëve dhe e shqiptarisë në mbrojtje të gjuhës shqipe, ka krijuar sot një risi teorikë në shkencën moderne të gjuhësisë.
Prandaj është pranuar historikisht se:
Shqiptarët sot përbëjnë një popull, i cili është më i vjetri në Evropë, dhe kjo çështje kërkon një studim të veçantë për historinë e Evropës.

III.
Historia e Shqipërisë është fshehur me qëndrim armiqësor kundër shqiptarëve, ajo ka qenë e ndaluar që të shkruhej. Por ishin figurat e madha të Rilindjes Kombëtare që me personalitetin e tyre e dominuan dge e shkruan me nivel të lartë historinë e fshehur të rrjedhës Iliri – Arbëri- Shqipëri, dhe tani ajo është e hapur ne studime më të thelluara.
Mbaheni mend këtë: epoka e shqiotarëve dhe e gjuhës shqipe, ka filluar.

Por, ende ne shqiptarët nuk e kemi bërë shqiptarinë një frymë reale në drejtimin politiko-shoqëror të Shqipërisë.
Por dalja në pah e Kosovës, tani e ka futur çështjen shqiptare në hullinë që kanë dashur të gjithë rilindësit tanë të mëdhenj. Dhe koha po ecën drejt shqiptarisë.

Janë dy shtete shqiptare sot, Shqipëria dhe Kosova, por dhe një i tretë shtet shqiptar po del: Maqedonia e Veriut.
Dalja si shtet i tretë i shqiptarisë, Maqedonia e Veriut, do ta krijojë qartë dhe me forcë të re etatizmin shqiprar që është drejt riformatimit të tij juridik.
Por…
Ngërçi vijon të jetë në Tiranë, e cila duhet të shpejtojë në këtë drejtim.
Gjithsesi, ndërkohë po kuptohet se antishqiptarizmi po shkon në falimentim politik edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, edhe në Maqedoninë e Veriut.
Por…
Çfarë ka qenë e ç’është antishqiptarizmi evropian?

IV.
Antishqiptarizmi ka filluar nga sllavët pushtues të Arbërisë në shekujt e VII – VIII, të cilët menjëherë ndien kompleks inferioriteti në qytetërim nga shqiptarët dhe i trembi shumë gjuha shqipe dhe organizimi fisnor perfekt i shqiptarëve.

Sllavët ndienë inferioritet kur u takuan me katër
qytetet e mëdhenj të shqiptarisë: Shkodrën, Lezhën, Butrintin dhe Elbasanin; me kulturën e tyre Romane, por i trembi shumë edhe bashkimi i historisë se lavdishme Iliri – Arbëri që vinte, nga mbretëresha Teuta, te formimet e kështjellave të mëdha të Shqipërisë.
Të gjithë duhet ta dimë se lufta për çlirimin e Kosovës, pas pavarësisë së Shqipërisë, është një sukses i madh i riformulimit dhe riorganizimit të shqiptarisë në një bashkësi të madhe shoqërore.

Por gjithkush duhet ta dijë që ky bashkim po kuptohet sot që është edhe interesi i politikës amerikane.
Kurse antishqiptarizmi ka mbi dhjetë ditë që po shpreson te presidenti i ri që është zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe po pret.
Asgjë.
Askush
Dhe askurrë nuk mund të fashitet forca e madhe që vjen nga thellat e historisë dhe që është vargu i lavdishëm i historisë sonë: Iliri, Arbëri, Shqipëri.
Akush nuk e mposht dot këtë varg heroik të shqiptarisë
Se është edhe gjuha shqipe… e cilësuar kështu nga gjuhësia moderne:
Gli albanesi hanno una lingua unica, l’albanese, che costituisce un ramo indipendente della famiglia linguistica indoeuropea.

SHKARKO APP