Spartak Ngjela: Prokurori flet si “Gjobëvënës”! Në qeveri, 4 ministra të korruptuar

Prokurori i Përgjithshëm flet si “Gjobëvënës” !

Nga Spartak Ngjela

Ç’është ky Prokuror i Përgjithshëm i cili, atë që duhet ta ketë, pa dyshim, si një nga ndërmarrjet e veta me sekrete, ia shpalos paraprakisht opinionit publik, kur deklaron botërisht: “Do të arrestohet një ministër i qeverisë aktuale”. Por kështu e fillon ky pohimin, se pastaj Prokurori Llalla nis e tjerr fjale boshe, se gjoja hetimi qenka ende në fazën e parë dhe nuk dihet se si do të dalë. Kujt ia thotë ky qojle këto?  Me kë tallet ky birbo që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror? Por kjo nuk është e thjeshtë. Pse e deklaron këtë sekret botërisht Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë? Sepse kërkon të lidhë kontratën me kryeministrin aktual Rama. Shumë e thjeshtë, sepse kështu ka qenë kontrata prej dekadash: “ne vjedhim në krahun tonë, dhe ju qeveritarë abuzoni në krahun tuaj”. Dhe kjo është arsyeja e deklarimit prokurorian të Llallës. Nëse ka kapur vërtet ndonjë nga ministrat e Ramës, dhe kjo s’është çudi, sepse në qeverinë e tij janë nja katër të tillë që abuzojnë përditë me korrupsion, atëherë, Rama nuk ka më jetëgjatësi si kryeministër. Por Llallës nuk i intereson kjo, edhe pse ndoshta këtë e do edhe Saliu. Jo. Llalla,derisa e shpall paraprakisht “sekretin” e tij, i thotë indirekt Ramës: ose hiq dorë nga lufta kundër nesh dhe Gjykatës, ose unë të kapa ministrin apo ministrat! Kjo është vetë gjendja jonë: e trishtë por e vërtetë. Po Rama çfarë do të bëjë? Për faktrin që Rama s’është politikan, do të nënshtrohet, sepse po të ishte politikan nuk do ta kishte lënë gjendjen deri këtu. Tani gjithçka është barazuar: “doje të na kapje ne – tha Lllala – të kapëm ne ty”. Dhe unë e dija këtë, sepse ky Kryeministër as që e dinte se çfarë kishte marrë bashkë me çelësat e Kryeminitrit: asgjë, vetëm rrezikun se do të kapeshin “me prasë në duar” ministrat tij. Por, a do ta nënshkruajë marrëveshjen e heshtur për vazhdimin e krimit shtetëror Rama me Llalën, më devizën: më lësho, të të lëshoj? Kjo duhet parë. Por gjendja do të rëndohet edhe më shumë.

Shteti nuk mund të jetë kurrë ky i cili paraqitet në Shqipëri. Një tufë njerëzish të panjohur që, sapo vijnë në pushtet, krijojnë korparmatat e biznesit me korrupsion dhe abuzim, me vjedhje dhe bashkëpunim me krimin. Të gjithë këta abuzuas kurrë nuk do ta mendojnë se ata do të jenë gjithmonë më të rrezikuarit, sepse shqiptarët duhet të vendosin. Është situate ndërkombëtare që është kundër abuzimit me pushtetin në Shqipëri, por, e kupton dot këtë Llalla; dhe a kupton dot edhe Rama. Të shohim; por gjndja do të ndryshojë edhe nëse Rama e nënshkruan marrëveshjen e turpit me Llallën.

SHKARKO APP