Spektakël lekësh te Fondi Shqiptar i Zhvillimit!
Nga Klodian Tomorri-
Një pjesë e madhe e biznesmenëve që merren me tendera thonë se Fondi i Zhvillimit është ndër institucionet e pakta në Shqipëri ku bëhet garë në prokurime. Tek këto institucionet e tjera të mëdha prokuruese, gara ka kohë që është zhdukur. Tenderat ndahen njësoj siç ndajnë pushtuesit plackën e luftës. Këtë tenderin e ke ti, atë tjetrin ai. Ti këtu mos u fut se është caktuar për filanin etj etj.
Tani dora në zjarr këtu nuk vihet për asgjë. Ndoshta dhe tek Fondi vidhet ndonjë gjë se para e madhe. Por më bënte përshtypje diçka. Asnjë nga këta mjeshtrat e tenderave nuk e donte Dritan Agollin se me sa duket nuk bënin dot pazare lehtë me të. Ndaj edhe pse nuk e njoh fare Agollin, për shkak të kësaj kisha krijuar një respekt në distancë.
Kur doli ai lajmi i tenderit të menusë së 100 fshatrave u çudita. Ra dhe kalaja e fundit, mendova. Por prapë nuk arrija të kuptoja sesi ka mundësi, dikush që nuk është thyer para presionit të këtyre peshkaqënve të tenderave të bëjë një gafe kaq të madhe? Nejse Spaku nisi hetimet. Nuk e di si vajti puna e atij tenderit. Por thonë se nga hetimet kanë dalë perla. Jo për tenderin. Por për botën e mediave.
KOHA JONË SONDAZH

