Spiropali mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Shqipëria e palëkundur në mbështetje tuaj!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përcjell një mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku shprehet se Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën do të vijojë deri në kthimin e rendit dhe sigurisë në atë shtet.

“Si sot, 33 vjet më parë, më 24 gusht 1991, Ukraina fitoi Pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Ukraina mike kremton sot Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë. Në këtë ditë të shënuar, populli i Ukrainës është përfshirë, kundër dëshirës së tij, në luftën çlirimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale prej agresionit neoimperialist të Rusisë së Putinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka mbajtur e mban një qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, bashkë me SHBA-të, BE-në, NATO-n, dhe botën demokratike, në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, i cili u mbajt më 28 shkurt në Tiranë”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?