Spiropali në fabrikën ”Dupi Frut” në Kavajë: Histori suksesi që nisi me kthimin nga emigracioni

Kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali vijon turin e takimeve në Kavajë. Këtë të martë ajo është ndaluar në fabrikën ”Dupi Frut”, një histori suksesi që sipas Spiropalit nisi me kthimin e vëllezërve Dupi nga emigracioni. ”Me 200 ha tokë në shfrytëzim dhe mbështetje nga programet e Ministrisë së Bujqësisë, Dupi Shpk është një model sipërmarrjeje që tregon se bujqësia shqiptare mund të jetë konkurruese, moderne dhe eksportuese me sakrifica dhe vizion të qartë”,-shkruan Spiropali.

Postimi i plotë

”Po punojmë me sytë nga Europa, dhe në sytë e Europës”,-më thanë vëllezërit Dupi gjatë vizitës në fabrikën e tyre “Dupi Frut” Shpk, një histori suksesi që nisi me kthimin e Altinit dhe Afrimit nga emigracioni në vitet 2000.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët dhe burrat e gratë e zonës janë të përkushtuar të punojnë vetë për të përmbushur kërkesat e tregjeve europiane për cilësi dhe standarde të larta. Kjo fabrikë sot shpërndan hudhra dhe fruta-perime të tjera shqiptare në të gjithë botën: Evropë, SHBA, Katar, dhe Australi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 200 ha tokë në shfrytëzim dhe mbështetje nga programet e Ministrisë së Bujqësisë, Dupi Shpk është një model sipërmarrjeje që tregon se bujqësia shqiptare mund të jetë konkurruese, moderne dhe eksportuese me sakrifica dhe vizion të qartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?