
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka ndarë pamje nga vizita në Gjenevë të Zvicrës. Sipas Spiropalit, konferenca botërore e kryetarëve të Parlamenteve do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve.
”Pritja në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar, punimet e së cilës do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve, në Pallatin e Kombeve të Bashkuara”,-shkruan Spiropali.
Përveç fjalës që do të mbajë në Konferencë, në margjinat e saj Spiropali do të takohet me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner, Kryetarin e Knessetit të Izraelit, Amir Ohana, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, Kryetaren e Parlamentit të Republikës Çeke, Markéta Pekarová Adamová, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili dhe kryeparlamentarë të tjerë.
