Spiropali në Janinë: Shqipëria, shembull për stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore.

Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë, Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si një shtet stabil dhe faktor paqeje në rajon. Ajo deklaroi se Shqipëria është gjithnjë e më pranë Bashkimit Europian, falë përkushtimit të të gjitha forcave politike ndaj rrugës së integrimit.

“Shqiptarët masivisht e duan Bashkimin Europian. Të gjitha partitë politikë në Shqipëri kanë qenë, janë dhe do jenë në një mendje, sa i përket integrimit europian të vendit. Shqipëria po unifikon politikat e saj me BE dhe vendi ynë është bërë një shtet që ofron stabilitet në rajon. Të çelim brenda negociatat për të gjitha grup-kapitujt”, u shpreh Spiropali.

SHKARKO APP