Spiropali në takimin përmbyllës në Kavajë: Në mars 1990 ky qytet i vuri kapak komunizmit, në 11 maj i vë kapak tranzicionit

Në mitingun përmbyllës, organizuar sot në Kavajë, me prezencën edhe të kryeministrit dhe kryetarit të PS Edi Rama, drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, nënvizoi mes të tjerash se në mars 1990 Kavaja i vuri kapak komunizmit, por që në 11 maj 2025 i vë kapak tranzicionit. ”Prandaj në 11 maj 2025, Kavaja do t’i vejë kapak zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin e Kavajës europiane dhe të Shqipërisë europiane. Në vend të shëmbëlltyrave të këqia të komunizmit, në vend të idhujve të rremë të tranzicionit, Kavaja do të zgjedhë destinacionin e saj europian, të cilin e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama”.

Fjala e plotë

“Kavaja ka disa data që nuk mund t’i harrojë. Në mars 1990 nga stadiumi “Besa”, në të parën protestë të hapur kundër regjimit, shpërtheu thirrja e rinisë kavajase: “Liri, Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Në mars 1992 Kavaja, ashtu si gjithë Shqipëria, i vuri kapak një rregjimi që kishte shtypur e varfëruar shqiptarët dhe hapi një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë prova që tregojnë se sa herë shqiptarët kane qenë të lirë, ata kanë zgjedhur Europën, sepse shqiptarët janë një ndër bërthamat e vjetra të Europës. Por Kavaja u zhgënjye. Ata që i premtuan Europën, vodhën zgjedhjet në 1996, i vunë shqiptarët kundër njeri-tjetrit në 1997, bënë grusht shteti në 1998, vranë 26 njerëz në biznesin e tyre në 2008 dhe vranë me armët e shtetit katër protestues të lirë në 2011.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj në 11 maj 2025, Kavaja do t’i vejë kapak zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin e Kavajës europiane dhe të Shqipërisë europiane. Në vend të shëmbëlltyrave të këqia të komunizmit, në vend të idhujve të rremë të tranzicionit, Kavaja do të zgjedhë destinacionin e saj europian, të cilin e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Kavaja nuk do të mbetet peng i një partie, e cila edhe vetë është peng i një njeriu, që lufton jo për Kavajën dhe Shqipërinë, por për hallet e tij personale e familjare. Sot, 35 vjet më pas protesëts së parë kundër regjimit, Kavaja dhe Shqipëria janë më afër se kurrë ëndrrës europiane. Sot, kemi në tryezë një plan të dakordësuar me BE-në, për t’i mbyllur negociatat në 2027 dhe për tu anëtarësuar brenda kësaj dekade, për të hyrë në këtë perimetër të madh lirish e të drejtash dhe të jetojmë me dinjitet e të barabartë me qytetarët europianë.

Gjatë kësaj fushate u takuam me ju, motra e vëllezër cep më cep, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe fshat më fshat. Bashkëbiseduam me qytetarë, profesionistë, sipërmarrës, fermerë, gra e vajza, me të rinj dhe votues për herë të pare, pensionistë e veteranë, ish të persekutuar, romë e egjiptianë, dhe gjetëm ngado mbështetjen tuaj, që është një frymëzim i madh për ne. Prandaj jemi të bindur se në 11 maj Kavaja dhe Rrogozhina do të shënojnë një nga fitoret më të bukura në historinë e Partisë Socialiste, në qarkun e Tiranës dhe në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?