Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spiropali në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, Kurtulmuş: Ne kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen

Politikë E enjte, 17 Korrik 2025 16:29
Spiropali në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, Kurtulmuş: Ne kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Në delegacionin e Kuvendit bëjnë pjesë edhe deputetët Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Ekonominë,Milva Ekonomi, Damian Gjiknuri, Lefter Gështenja, anëtarët e Grupit të Miqësisë Bardhyl Kollçaku dhe Kreshnik Çollaku, si edhe Anbasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej. Kryetarja Spiropali dhe delegacioni që e shoqëron u pritën paraditen e sotme nga kryeparlamentari turk Numan Kurtulmuş.

”Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë mbështeten në dy shtylla të fuqishme: miqësinë e fortë tradicionale mes dy popujve tanë-zemra është streha më e mirë për miqtë, ka shkruar porti i madh turk, Emre- si edhe në partneritetin strategjik mes dy shteteve. Bashkë me Presidentin Kurtulmuş dhe Asamblenë e Madhe Kombëtare po punojmë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, duke intensifikuar bashkëpunim e suksesshëm mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, në nivelet më të larta, mes komisioneve parlamentare, grupeve të miqësisë dhe deputetëve, si edhe në organizatat parlamentare shumëpalëshe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin rajonit dhe botës stabilitet siguri e paqe, të cilat janë të nevojshme në çdo kohë, por janë të një rëndësie kritike në kohën që jetojmë, kur retë e luftës nuk janë më në horizont, por rrotull vendeve tona. Të dy vendet tona kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Turqia si garante historike e natyrale, dhe Shqipëria që po merr gjithashtu një rol lidershipi në bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështesin bashkarisht nismat rajonale për zhvillimin, sigurinë dhe mbrojtjën e paqes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si anëtare aktive e luajale në NATO, Shqipëria dhe Turqia, kanë një qasje të përbashkët 360-gradëshe, një partneritet strategjik afatgjatë dhe mbështesim kuadrin e sigurisë dhe qëllimet e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës. Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me Turqinë dhe aleatët e tjerë për suksesin e Samitit të NATO-s 2027 në Tiranë, duke pasur parasysh edhe faktin që Turqia do të mirëpresë Samitin e vitit 2026.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Turqia është partneri i katërt tregtar i Shqipërisë. Investimet turke, në një vlerë prej rreth rreth 3.7 miliardë dollarë, kanë krijuar përveç zhvillimit, edhe punësim dhe vende të reja pune: rreth 15 mijë shqiptarë punojnë në kompanitë turke që operojnë në Shqipëri. Megjithatë, ne po punojmë që bashkëpunimi ekonomik-tregtar të ngrihet në nivelin e partneritetit strategjik dhe miqësisë mes popujve tanë, duke shfrytëzuar potencialet, sidomos në sektorët e sigurisë, mbrojtjes, energjisë së rinovueshme, infrastrukturës, zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit e mjedisit, bashkëpunimit universitar, prodhimit të veshjeve, bujqësisë dhe agropërpunimit etj.

Ne i jemi mirënjohës Turqisë për mbështetjen e Kosovës: për lobimin për njohjen ndërkombëtare dhe ndalimin e fushatës agresive të disa shteteve për anullimin e njohjeve, institucionalizimin e marrëdhënieve me NATO-n, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë rajonale e shumëpalëshe. 18 anëtarët e delegacionit të Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mbështetën Rezolutën për pranimin e Kosovës, në prill 2024. Shqipëria do të vijojë qëndrimin e palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së”, nënvizoi Spiropali.

Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş u shpreh se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike, me lidhje të thella historike, që kanë qëndrime të njëjta dhe bashkëpunojnë për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Bashkëpunimi ynë parlamentar mbështet këto kontribute dhe synon t’i ngrejë marrëdhëniet dypalëshe, sidomos ato ekonomike e tregtare, në një nivel më të lartë dhe të zhvillojë më tej trashëgiminë kulturore mes popujve tanë. Si partnerë në NATO, dy vendet tona do të vijojnë bashkëpunimin dhe kontributin për stabilitet, siguri e paqe, në një botë që po bëhet shumëpolare.

Pas takimit, Kryetarja Spiropali dhe Presidenti Kurtulmuş mbajtën nga një deklaratë për mediat. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit u përshëndetën në seancën plenare të Parlamentit të Turqisë. Në nisje të vizitës, Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit, vizitoi Mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule si edhe Muzeun e Luftës për Pavarësi.




















Etiketat e lidhura

Elisa Spiropali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 1 ore

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 1 ore

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 14 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 10 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 13 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.