Spiropali nxjerr foton me Zelenskyn: Paqja e drejtë në Ukrainë, kontributi më i madh premtues për paqen globale

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar disa foto nga Samiti i Paqes Globale që u zhvillua në Zvicër.

Permes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní.

“FotoAlbumi i Samitit dyditor të nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër që bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota, dhe ia mbrriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen,” shkruan Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?