Spiropali pret gjyqtaren Edit Shkreli: Po bën histori si shqiptarja e parë në Gjykatën Civile të Nju Jorkut

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim të veçantë me Edit Shkrelin, shqiptarja që po shkruan histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Kryetarja Spiropali e vlerësoi Shkrelin si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe profesionalizmit, duke theksuar se arritjet e saj janë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët.

Mesazhi i plotë

Sot pata kënaqësinë të takohem me Edit Shkrelin, shqiptarja që po bën histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Një shembull frymëzues i përkushtimit, që na nderon të gjithëve. Arritjet e saj dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës sonë dhe forcën e vlerave shqiptare që ajo përfaqëson me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?