Spiropali shpall fitoren në Vorë: Kemi fituar me diferencë të thellë

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat, ka shpallur fitoren e thellë të PS në Bashkinë e Vorës.

Edhe pse rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dhënë rezultatin në kohë reale, ku bashkia e Vorës do të kishte qenë ë para që do të shpallte fitoren e thellë për PS. PS ka fituar në Vorë siç pritej me diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu.  Ky rezultat reflekton besimin e madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Ramës dhe PS. Sapo morën rezultatin tonë, dhe i takon KQZ të shpallë rezultatin të asaj që ishte numërim elektronik. Kemi diferencë të thellë”, u shpreh Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Votimi elektronik në Vorë/ Spiropali: PS ka fituar me një diferencë të thellë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?