Spiropali uron 34-vjetorin e PS: Po e udhëheqim Shqipërinë me vendosmëri të palëkundur drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

“Prej 12 qershorit 1991, në 34 vjet, socialistët shqiptarë ndërtuan Partinë më të madhe, më progresiste, më demokratike, më të hapur e më europiane, e për këto merita, edhe më fitimtaren e më të sukseshmen në qeverisjen e vendit.
Fitorja jonë e bukur e 11 majit, ndër shumë të tjera të udhëhequra nga Edi Rama, po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve dhe po e udhëheqin me vizion e vendosmëri të palëkundur drejt familjes europiane ku ne përkasim, për nga rrënja dhe aspirata, për më shumë mirëqenie, drejtësi, standarde, mundësi e barazi, për të gjithë pa dallim”, shkruan Spiropali në një mesazh në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?