Spiropali uron Kryepeshkopin e ri Joan: Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Shërbesën e Fronëzimit të Fortlumturisë Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ceremonia e fronëzimit u organizua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij!
Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, shkruan në urimin e saj Spiropali.

SHKARKO APP