Spiropali vlerëson figurën e personalitetit arbëresh, Mario Brunetti: Mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar figurën e personalitetit arbëresh Mario Brunetti, pas ndarjes nga jeta.

“Lamtumirë parlamentarit dhe intelektualit arbëresh Mario Brunetti!

Atij, që me përpjekje si rrallëkush mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Italinë mike! Parlamentarit që për mbi një dekadë ia kushtoi veprimtarinë si deputet luftës kundër Mafias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çështjes së Kosovës. Intelektualit, vepra e të cilit u bë një urë e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, që afroi njerëzit, kulturat dhe institucionet!”, shkruan Spiropali në mesazhin e saj.

 

SHKARKO APP