”Spitalin në Fier e premtuan para 4 vitesh”, Vasili ka 4 pyetje për Ramën: Cili interes i fshehtë e pengoi?

Ndërtimi i spitalit të ri në Fier, është kthyer në një ”mollë sherri”, mes opozitës dhe qeverisë. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, teksa ka publikuar një video të kryetarit të Bashkisë së Fierit, që e premtonte që para katër vitesh ndërtimin e këtij spitali, shtron disa pyetje. ”Premtimi që i kishte dhënë Rama Subashit disa vjet me parë se spitali i Fierit do fillonte shumë shpejt, ku vajti. Cili interes i fshehtë e pengoi Ramën, që nuk e filloi ndërtimin e spitalit të Fierit katër vjet më parë, pasi kishte paguar edhe mijëra euro nga buxheti i Ministrisë së Shendetesise për projektin e spitalit Atelier 4 për ta bërë? A do të jetë spitali elektoral turk i Fierit një nga më mëdhenjte e Ballkanit, siç ka deklaruar kryetari i Bashkisë Fier Subashi? Po Universiteti i Mjeksisë në Fier do të ngrihet?”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Genjeshtrat e Edi Rames se do bente ne Fier nje nga spitalet me te medha ne Ballkan bile do te bente edhe Universitet Mjeksie ne Fier!(VIDEO). Kater vjet me pare Kryetari i Bashkise Fier Subashi deklaronte publikisht se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj ne Ballkan, qe sipas premtimit te Edi Rames fillonte ndertimi shume shpejt. Subashi konfirmon qe do te ndertohej edhe Universitet Mjeksie ne Fier. Tani po ky Ramë del e na flet per nje spital elektoral, qe do ta bejne turqit per tre muaj. Na thote edhe qe spitalin publik Fier do ta administrojne turqit.

1-Po premtimi qe i kishte dhene Rama Subashit disa vjet me pare se spitali i Fierit do fillonte shume shpejt ku vajti.

2-Cili interes i fshehte e pengoi Ramen, qe nuk e filloi ndertimin e Spitalit te Fierit kater vjet me pare, pasi kishte paguar edhe mijra euro nga buxheti i Ministrise se Shendetesise per projektin e spitalit Atelier 4 per ta bere?

3-A do te jete spitali elektoral turk i Fierit nje nga me medhenjte e Ballkanit, sic ka deklaruar Kryetari i Bashkise Fier Subashi?

4-Po Universiteti i Mjeksise ne Fier do te ngrihet?

Ne se ka nje gram turp Edi Rama duhet tu pergjigjet ketyre pyetjeve. Ne rast se nuk pergjigjet thjesht do ti shtoje nje argument me shume faktit se eshte nje ordiner aksidental ne karrigen e kryeministrit.

SHKARKO APP