Spiteni, Kisha e Prullit e vitit 1402 dhe kryqi 15 metra i lartë, vendi që duhet të vizitojmë (VIDEO)

Emisioni Fshatrat e Shqipërisë në Top Channel, i realizuar nga gazetarja Ilnisa Agolli sjell këtë javë një reportazh fantastik mbi historinë e dy fshatrave të Lezhës, Spiten dhe Prull.

Fshati Spiten dhe kisha 600 vjeçare e Prullit (1402), dy fshatra që rrijnë në një, me mbi 2400 banorë, të cilët janë simbol i unitetit komunitar në punët e përbashkëta, por edhe para Zotit te Kisha mbi kodër.

Dëshmi mbi historinë e këtij fshati, natyra mbresëlënse dhe intervista të banorëve tregojnë për një zonë me vlera historike dhe turistike të panjohur më parë. Nga Kisha ku ndodhet kryqi më i lartë në Shqipëri (në mos edhe në Ballkan) duket si në pëllëmbë të dorës deti Adriatik nga Kepi Rodonit deri në Ulqin.

Shënim: Video është publikuar me lejen e drejtuesve të TCH

Spiten i Lezhës dhe Kisha e Prullit, vendi që duhet të shkojmë - Fshatrat e Shqipërisë

SHKARKO APP