Sqarim i Bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë opinionin publik se pretendimet e publikuara gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale dhe në disa portale online pranë opozitës, janë thjesht të pavërteta dhe keqinformuese.
Tensionet artificiale të ngritura nga opozita në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak e të amplifikuara në thashetheme konfrontimesh, nuk kanë asnjë bazë e nuk ndihmojnë asnjë kauzë për qytetin.Bashkia e Tiranës sqaron se çdo lëvizje në administratën e saj bëhet duke zbatuar të gjitha ligjet në fuqi, por gjithmonë duke mbajtur parasysh, nga njëra anë nevojën për të pasur një administratë të qëndrueshme, jo politike, dhe nga ana tjetër domosdoshmërinë që punonjësit e saj të jenë sa më të aftë dhe të kualifikuar.
Bashkia e Tiranës është e vendosur t'i shërbejë qytetit 24/7, e ta bëjë këtë me njerëzit më të kualifikuar të mundshëm, për të transformuar shërbimet e qeverisjen e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

