Stamboll, Nishani merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të tunelit që lidh dy anët e Bosforit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, morën pjesë si të ftuar nderi në ceremoninë e inagurimit të Tunelit Euroazia, që kalon nën shtratin e detit e që lidh pjesën evropiane me atë aziatike të qytetit të Stambollit në Turqi.

Ceremonia u ndoq nga shumë autoritete turke e të huaja dhe gjatë kësaj ceremonie Presidenti Nishani zhvilloi biseda të shkurtra me Presidentin e Turqisë si dhe autoritetet e tjera turke e të huaja.

Presidenti Nishani do të vijojë vizitën zyrtare në Kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si dhe do të vendosë një kurorë me lule në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?