Strazimiri-Ahmetajt: Burri ose flet dhe e mban fjalën, ose e ha
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka akuzuar ministrin e ri të emëruar Financave, Arben Ahmetaj se a fshehur të vërtetën për udhëtimet me avionë çarter jashtë vendit. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Strazimiri tha se ministri duhet të mbaj fjalën, kur ka deklaruar se do jepte dorëheqjen nëse verifikoheshin akuzat e PD për udhëtimet me avionë.
“Z. Ahmetaj, zutë be për vajzat! Vajzat të ti kesh me jetë, por mos bej betime të tilla. The se do jepje dorëheqjen nëse verifikoheshin akuzat për udhëtimet me çarter. Sot ti kanë nxjerrë udhëtimet, jo Rilindja Demokratike, por një gazetë tjerë. Mos e jep fjalën. Burri ose jep fjalën dhe e mba, ose e edhe ha”,- tha Strazimiri.
KOHA JONË SONDAZH

