Strazimiri: Mazhoranca nuk e do votimin elektronik, pasi i jep fund zgjedhës së krimit dhe parasë

Opozita është larguar nga Komisioni i Reformës Zgjedhore pas debateve mbi votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet e 18 qershorit, çka solli dhe mbylljen pa asnjë rezultat të komisionit parlamentar të reformës zgjedhor. Por deklaratat dhe akuzat po vijojnë prej disa minutash jo vetëm para kamerave, por edhe në rrjetet sociale.

Anëtari i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri akuzon qeverinë se nuk e do votimin elektronik, që sipas tij garanton mos vjedhjen e votës në 18 qershor.

Strazimiri thekson se arsyeja e refuzimit që mazhoranca po i bën këtij propozimi ka të bëjë me mbrojtjen e pushtetit të krimit që ka instluar qeveria e majtë.

“Nuk e duan sepse procesi zgjedhor elektronik çliron zgjedhësin nga zgjedha e pushtetit  të parasë dhe krimit. Kësisoj banda merr fund”- shprehet Strazimiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i plotë i deputetit demokrat

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe në fakt nuk e duan sepse PROCESI ZGJEDHOR ELEKTRONIK çliron zgjedhësin nga ZGJEDHA E PUSHTETIT të PARASË dhe KRIMIT!
Kësisoj BANDA MERR FUND!
Konkretisht rekomandimet historike të ODIHR janë:

* Depolitizim i komisioneve zgjedhore – Programi elektronik dhe makina elektronike JANË TË DEPOLITIZUARA
* Depolitizimi i numëruesve – Programi elektronik dhe makina elektronike e numërimit JANË TË DEPOLITIZUARA
* Ndalimi i votimit familjar – IDENTIFIKIMI ELEKTRONIK me SHENJËN E GISHTIT nuk lejon votimin e “plakut për gjithë fisin”…
* Vota e blerë dhe identifikuar me shenjë – VOTA ELEKTRONIKE nuk identifikohet dot “me shenjë”, kësisoj nuk “i paguhet pruresit me te pare”…
* Shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit – Makineria e NUMËRIMIT ELEKTRONIK NUK LODHET, NUK NDIKOHET, NUK BLIHET E AS SHITET! NUK KËRCËNOHET me vendin e punës së bashkëshortit, bashkoshortes, vëllait, motrës, djalit, vajzës, nuses apo dhëndrit, apo me “korrjen e hashashit”…
Shtyp butonin “ENTER”, dhe në 30 sekonda të printon rezultatin e Qendrës së Votimit!!!!
Përfundimisht: s’ka “taulant”, “sajmir”, “frrok”, “bush” apo “prengë” që të mund ta ndikojë, s’u jep as mundësi, e as kohë për të FABRIKUAR PËRSËRI “1 MILIONË VOTA” që s’i kanë patur KURRË!
Prandaj NUK E DUAN!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?