Strehimi i afganëve, Vasili: Besa shqiptarëve nuk ka nevojë për sekser Ramën. Transparencë zero

”BESA”, u përdor nga Amerika dhe jo vetëm, për të treguar gjestin human të qeverisë ”Rama 2” për strehimin e afganëve në vendin tonë, por për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, besa e shqiptarëve nuk ka nevojë për sekser kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu Vasili thekson se kryeministri trembet që të jetë trasparent me popullin dhe të kërkojë besën e popullit. ”Kryeministri nuk është as pronar i popullit dhe as i qeverisë është thjesht administratori i radhës. Besa jepet sy në sy dhe nuk i jepet borxh askujt. Shqiptarët i dhanë besën dhe ndihmuan qindra mijëra vëllezër nga Kosova vite më parë dhe prandaj nuk kanë nevojë për sekserin Edi Rama. Turp që shqiptarët e besës u prenë në besë”,-shkruan Vasili në facebook.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së akuzon se në këtë proces nuk ka transparencë.

Postimi i plotë

Besa shqiptarëve nuk ka nevojë për sekser Ramën! Shpërdorimi vulgar i besës së shqiptarëve është bërë pandemik. Po po besa e shqiptarëve është dhënë gjithmonë duke u parë në sy e duke shtrënguar dorën. Ndërsa për ardhjen e afganëve shqiptarët nuk i pyeti askush, nuk i sqaroi askush dhe nuk bëri transparencë askush.

Shqiptarët u gdhinë dhe dëgjuan mediat vizive elektronike e të shkruara që trasmetonin muhabetet e Ramës me afganë, me mallkime dhe me histerinë e zakonshme të një kryeministri patoligjik, që ka frikë nga populli i tij. Shqiptarët u gdhinë me rrëmbimin e besës së tyre nga kryeministri, që vepron në mënyrë okulte dhe pas shpinës së tyre.

Pse trembet kryeministri që të jetë trasparent me popullin dhe të kërkojë besën e popullit. Kryeministri nuk është as pronar i popullit dhe as i qeverisë është thjesht administratori i radhës. Besa jepet sy në sy dhe nuk i jepet borxh askujt.

Shqiptarët i dhanë besën dhe ndihmuan qindra mijëra vëllezër nga Kosova vite më parë dhe prandaj nuk kanë nevojë për sekserin Edi Rama. Turp që shqiptarët e besës u prenë në besë.

SHKARKO APP