Strehimi i afganëve, Yuri Kim: Populli shqiptar tregon gjithmonë guxim dhe mirësi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përmend “BESËN” pas vendimit të qeverisë shqiptare për të mirëpritur në vend mijëra afganë që janë në rrezik për jetën në atdheun e tyre.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka theksuar se populli shqiptar në momente shumë delikate tregon guxim dhe mirësi, ndërsa nuk ka nguruar që ta quajë Shqipërinë mikun dhe aleatin e SHBA-ve.

“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?