Studentët gozhdojnë dyert e fakulteteve, protesta nuk ndalet

Ditën e sotme studentët do të rinisin protestat e tyre masive në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Ndërkohë disa prej të rinjve e kanë nisur ditën e sotme me nguljen e gozhdëve në rektorat. Një prej videove është postuar në rrjetet sociale nga ana e studentit Klajdi Bello.

Ja shënimi i plotë:

“Miremengjesi!

Pergatitjet kane filluar, meqenese disa dekane dhe rektore kane kerkuar te filloj mesimi, studentet po ja kthejne pergjigjen ne menyren e tyre”, shkruan Bello.

Nga ana tjetër ndaj pedagogëve kanë nisur presionet e ndryshme nga ana e dekanëve. Jo më larg se dje në Universitetin e Elbasanit, të gjithë pedagogëve iu ishte dërguar një email, ku iu kërkohej domososhmërisht vijim i procesit normal të mësimit.

https://www.facebook.com/100012650925074/videos/601282910303401/?t=0

SHKARKO APP