Studentët godasin ministrinë e arsimit, thyejnë xhamat
Me qindra e qindra studentë janë para ministrisë së arsimit. Studentët kanë nisur protestën me thirrje të fuqishme me megafon, duke kënduar:
Ju luftoni për karrige
Për studentët jeni armike!
Ju po vidhni vendin tuaj
Asnjë punë për 6 muaj!
Studentët kanë mbledhur letra shuk me të cilat godasin ministrinë, të zhgënjyer që Pakti për Universitetin i premtuar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria nuk sollën asnjë ndryshim në jetën e tyre.
Më pas situata u tensionua, pasi disa studentë kanë thyer xhamat e ministrisë së arsimit.
Por skandaloze se si asnjë televizion nuk e transmeton protestën live të studentëve, ndërkohë që për takime idiote të ndonjë zyrtari të PS e japin live ose ndërpresin lajmet.