Studenti i shkëlqyer 2 vite pa punë, Tavo: Është urgjente punësimi për rininë
Kandidati për deputet i LSI-së, Vangjel Tavo i cili është pjesë e listës së qarkut Gjirokastër ka treguar përmes një postimi në facebook se një i ri i cili ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet Bachelor dhe ato Master, po prej dy viteve është pa punë. Sipas tij, është urgjente punësimi për rininë.
Postimi i plotë
”Kam mbaruar universitetin me rezultate të larta dhe studimet master, por kam 2 vite pa punë”,-më tha një i ri sot.
Këtë shqetësim e has çdo ditë me shumë të rinj e të reja. Është urgjente punësimi për rininë. Mundësi për rininë. E ardhme më e mirë për rininë, zemrën e Gjirokastrës dhe qarkut tonë.
Edhe pak ditë miq dhe do nisim ta shërojmë këtë plagë të madhe për rininë dhe familjet e thjeshta të qarkut tonë.