Studimi: Kur do të futet Shqipëria në BE? Ja si mendojnë qytetarët
Pesëdhjetë për qind e shqiptarëve mendojnë se në 2020 vendi ynë do të hyjë në Bashkimin Europian. Ky është një rezultat i nxjerrë nga barometri i Ballkanit. Goran Zvilanoviç, sekretar i Përgjitshem i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal tha se ky rezultat tregon se qeveria, ministri Bushati dhe vetë kryeministri duhet të menaxhojnë pritshmërinë e njerëzve.
Goran Zvilanoviç, sekretar i Përgjitshem i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal: Kur pyetet se kur mendoni se do të futeni në BE, 50% e njerëzve thonë në 2020. Kjo është një çështje për ju Ditmir dhe për qeverinë dhe kryeministrin për të menaxhuar pritmshmërinë e njerëzve. Ata e dinë se cfarë duhet bërë në këto vite.Ata mendojnë që kjo gjë do të realziohet shumë shpejt.
Njerëzit janë ta gatshëm të sakrifikojnë, por nga ana tjetër do të thoja që do të isha shumë mirë që në një farë mënyrë të menaxhohen pritshmëritë nga ky proces. Prcoesi është i gjatë, i vështirë dhe është parë se cfarë ka ndodhur me vendet e tjera
Për mua është ky është mesazhi: Duhet të dimë të menaxhojmë pritshmëritë që të mbahet gjallë ky optimizëm.
KOHA JONË SONDAZH

