Suedia zyrtarisht anëtare e NATO-s, Stoltenberg: Aleanca bëhet edhe më e fortë

Suedia është zyrtarisht vend anëtar i NATO-s. Lajmin e jep shefi i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg përmes një postimi në X. Stoltenberg shprehet se Suedia do të marrë vendin e duhur në tryezën e Aleancës për ta bërë atë më të fuqishme dhe të sigurtë.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ndodhet sot në Uashington ku ka dorëzuar dokumentacionin final për anëtarësimin në NATO. Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se Suedia do t;i bashkohej aleancës ditën e sotme.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO fillimisht pati kundërshtimin e Turqisë dhe Hungarisë, por më pas vendet e aprovuan në parlament futjen e vendit baltik në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pas Suedisë pritet të anëtarësohet edhe Finlanda në NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?