Suksesi në Paris nga Valiev dhe Duadev, Rama: Fryt i punës së palodhur! Qeveria prej kohësh po jep shpërblime të veçanta
Ekipi olimpik shqiptar u pritën këtë të enjte në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe kryeministri Edi Rama shprehet se suksesi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ështrë fryt i punës së palodhur të Chermen Valiev dhe Islam Duadev si dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare. Rama shkruan në Facebook, se prej kohësh me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror.
Postimi i plotë
Suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre në radhë të parë, por dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare, me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin.
Tanimë prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror.