Sula kundër Nokës: Fyerje ndaj demokratëve që një figurë me këtë nivel të jetë numri dy i PD-së

Dashnor Sula nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit, por kjo nuk e ndalon që të komentojë zhvillimet politike. Ai e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy.

”Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje për demokratët. Është fyerje e inteligjencës, që një njeri me këtë zhvillim mesatar intelektual të jetë numri dy i PD-së. Nuk është normale që figurat më të mëdha të PD të jenë me origjinë nga veriu.

Respekt për veriorët, por duhet shumëllojshmëri. Ata që e shanë më shumë, e dhunuan më shumë foltoren. Çfarë nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. Sot ulen dhe hanë e pinë në një tavolinë me ata të foltores. E kuptoni moralin që kanë këta?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk i duan njerëzit që ua thonë të vërtetën në sy. Nuk i duan mendimet ndryshe. Rama ka një dallim sepse edhe nëse e ka inat një personazh, nëse ai ka vlera elektorale, e mban në parti. Ndërsa këta, meqë më kanë inat mua, le të sjell vota, më largojnë”,-tha Sula.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?