Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

Deputeti ende në detyrë i PD, Dashnor Sula akuzoi Berishën se po përplas kandidatët e PD në listat e hapura, kjo me qëllimin e vetëm që të bëjnë pis fitoren e tyre.

Ai tha se kështu ndodhi me Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë dhe Arian Ndojën, për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Nga ana tjetër, ai shtoi se kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit.

”Sali Berisha dhe PD hodhi në rrugë kandidatët në listat e hapura, të kacafyten me njëri-tjetrin për tu bërë pis procesi dhe për të treguar se askush nuk do të lejojë rritet si Alimehmeti dhe Tabaku, tua bëjë pis fitoren. Nga 105 mijë të votave që ka qarku i Tiranës, 14 mijë kanë listat e mbyllura. Përsa kohë do të vërë përballë Tabakun me Alimehmetin, Kalanë me Ndojën dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?