Sulmet kibernetike në Shqipëri, prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët

Federata ruse i ka kthyer përgjigje Shqipërisë mbi hetimet që po kryhen prej një viti për të zbardhur atë që prokuroria e konsideroi si një sulm shtetëror të qeverisë iraniane për të paralizuar shërbimet digjitale e për të shkaktuar kaos.

Sikurse bëri me dije një burim i Top Channel, kthim përgjigjja konfirmon qëndrimin e Moskës për përdorimin e aplikacionit “Telegram” nga hakerat e “Homeland Justice”, një llogari e mbyllur me vendim gjykate. Po ashtu prokuroria i tha Top Channel se edhe në rrugë diplomatike janë parashtruar të dhëna me interes për hetimin.

Por rusët në përgjigjen e tyre kanë një kusht për Shqipërinë, që sipas tyre për të përcjellë të dhëna të tjera , prokuroria e Tiranës duhet të dërgojë materialet origjinale të dy vendimeve të gjykatës së Tiranës dhe të vendim sekuestros së llogarive.

Të gjitha sulmet e atëhershme kryer ndaj Akshit, dhe sistemit policor “TIMS” janë bashkuar në një vetme që po hetohet për katër vepra mes tyre përgjim i paligjshëm dhe keqpërdorimi i pajisjeve. Homeland Justice publikoi të dhëna policore dhe emaile të zyrtarëve të lartë, ndërsa hetimi zbuloi se pas dy viteve tentative për hakerim, sulmuesit shfrytëzuan një ndërfaqe publike. Zyrtarisht, iu tha Top Channel se për pesë inxhinierë elektronikë, të dyshuar për shpërdorim detyre u mbyllën hetimet dhe ata iu dorëzuan gjykatës.

Ata iu dorëzuan gjykatës pasi sipas prokurorisë kanë shkelur dy rregullore, njërën e Akshi-t dhe tjetrën e sigurimit të informacionit, për të instaluar antiviruse në sistem. IT dyshohen për shpërdorim detyre për sulmin e parë ndaj AKSH dhe sipas ekspërtëve të FBI hakerat shfrytëzuan brishtësinë e share point 2016, duke marrë kredencialet e përdoruesit e duke vepruar më pas si administrator në servera. /Top Channel/

SHKARKO APP