Sulmet kibernetike, zv/kryeministrja Balluku kërkon mbështetje nga Kanadaja
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku priti këtë të martë në një takim ambasadoren e Kanadasë në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, Balluku thotë se ambasadores Elisa Golberg, i shprehu gatishmërinë për të pritur ndihmë nga Kanadaja në lidhje me sigurinë kibernetike.
Postimi i plotë
Kënaqësi të mirëprisja Elisa Goldberg, ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë. nShkëmbyem mendime për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Si një vend lider në teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, shpreha gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në këtë sektor të rëndësishëm.
Diskutuam gjithashtu edhe mbi energjinë, ku dy vendet tona kanë pak a shumë sisteme të ngjashme energjetike dhe në këtë pikë eksperienca dhe ekspertiza e tyre është një ndihmë e vyer per ne. E bindur se në të ardhmen e afërt do të kemi një bashkëpunim akoma edhe më të mirë mes dy vendeve tona.